-4.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Këto janë fjalët e para të Abdixhikut si kryetar i LDK’së

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rikthimi është çështje kohe.

Abdixhiku ka falënderuar kandidatët në garë pë të parin e LDK’së, Lutfi Hazirin e Besian Mustafën, për kulturën e tyre politike.

“Më lejoni që të falënderoj kryetarine deri tanishëm kryetarin Isa Mustafa, që për 11 vitet e fundit udhëhoqi në shtëpinë tonë të përbashkët. Falënderoj dhe dy kundër kandidatët e mi, Hazirin dhe Mustafën. Të dy me kulturën e tyre politike vendosën një standard të ri të garës, jo vetëm për LDK por përgjithësi spektrin politikë. Sot po e hapim një faqe të re me qëllime të qartë për ta kthyer LDK-në në vendin e vet. Sikurse në pozitë dhe në opozitë, në përballje të lehët dhe fryma populliste u tregu promotere e këtyre vlerave”, ka thënë ai.



Tutje Abdixhiku duke folur para delegatëve, ka thënë se rënia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është vetëm çështje kohë.

“Kam gjetur themeluesit e shtetit të Kosovës në shtëpinë e LDK-së. Kjo shtëpi më ka hapur dyert ashtu siç do t’ia hapë shumë të tjerëve që do të vijnë më pas. Numrat mbesin të përkohshëm, përpjekja jonë është e përhershme, andaj rikthimi është çështje kohe”, ka thënë Abdixhiku ndër të tjerash.



Duhet theksuar se Lumir Abdixhiku ka fituar garën për të parin e LDK’së me 190 vota, dukë lënë mbrapa Lutfi Hazirin me 116 vota dhe Besian Mustafën me 1 vota./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT