Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, pas vendosjes së reciprocitetit për targat.
Këshilli për Siguri Kombëtare të Serbisë në mbledhjen e sotme ka sjellë disa vendime:
1. Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka kërkuar që Prishtina ti tërheq të gjitha forcat e armatosura nga Veriu i Kosovës, si dhe të kthehet gjendja e mëparshme që të mund të vazhdoj dialogu në Bruksel.
2. Serbia ka kërkuar urgjentisht nga BE-ja përgjigje, në afat prej një muaji, ekziston apo jo Marrëveshja e Brukselit dhe kur do të formohet Asociacioni i Komunave.
3. Këshilli iu bën thirrje BE-së dhe SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që të ndikojnë mbi Prishtinën që të tërheq vendimin joligjor ndaj Ivan Teodosijeviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se do të bëjë përpjekje që të rruaj sigurinë e qytetarëve dhe se do të gjendet një rrugë për të furnizuar me gjërat elementare banorët e asaj zone. Ndërkohë që nënvizoi se Serbia është e gatshme për kompromis, por jo me çdo çmim.
“Ajo që është e sigurt është se do të tentojmë që të rruajmë sigurinë, kjo sa i përket palës serbe, për të tjetër nuk e di. Jemi të gatshëm për kompromis, por jo edhe për nënçmim të qytetarëve serb dhe shtetit serb”, tha Vuçiq. /Lajmi.net/



