-6.5 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Qytetit të Mitrovicës i shtohet edhe një klub i ri sportiv me emrin e famshëm “Trepça”

Këtë javë qytetit të Mitrovicës pritet t’i shtohet edhe zyrtarisht një klub i ri sportiv me emrin e famshëm “Trepça”. Bëhet fjalë për Klubin e Minigolfit “Trepça” i cili tashmë ka zhvilluar gara në kuadër të Federatës së Minigolfit të Kosovës dhe në vitet vijuese pritet të jetë një skuadër mjaft konkuruese në Republikën e Kosovës.

Inicues për themelimin e Klubit të Minigolfit “Trepça” janë Hilmi Ademi dhe Engjëll Sokoli të cilët edhe ju kanë prirë proçeseve për themelimin e Klubit me përkrahje të disa anëtarëve tjerë nga Mitrovica të cilët do tentojnë ta popullarizojnë këtë sport në Komunën tonë. Themelimin e klubit “Trepça” e ka përkrahur parreshtur edhe Kryetari i Federatës së Minigolfit të Kosovës i cili do jetë mysafir në Mitrovicë me rastin e rexhistrimit të Klubit në Komunën tonë.

Minigolf është sport i cili është duke u zhvilluar në Kosovë tashmë 10 vite ndërsa statistikisht ka arritur sukseset më të mëdha nga gjitha sportet e themeluara në Kosovën e pasluftës. Minigolf është sport i cili mund të praktikohet nga gjitha moshat si dhe konsiderohet ndër sportët më të barabarta mes dy gjinive.

Ndihmon shumë në rritjen e koncentrimit dhe të disciplinës tek individët që praktikojnë këtë sport dhe luhet me rregulla të sportit të golfit por fusha ka dimenzione shumë më të vogla. Shtetet më të fuqishme në këtë sport janë: Gjermania, Suedia, Austria, Zvicra dhe Çekia.

Në vitin 2016 në Kosovë është mbajtur Kampionati Botëror i Minigolfit me ç’rast Kosova kishte garuar me tre ekipe në këtë ngjarje të rrall duke arritur të radhitet në vendin e tretë jo vetëm në kategorinë individuale, por edhe në atë ekipore./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT