26.5 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Këta janë personat që u plagosën me kallashnikov në veri

Sot në orët e para të mëngjes ka ndohur një incident i armatosur në veri të Mitrovicës, ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Burime të Veriu.info nga prokuroria bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çika Jovina” rrëth orës 02:00, ku policia me të marrë informatën kanë dalë me urgjencë në lokacionin ku kanë ndodhur plagosjet ku kanë hasur në njolla gjaku dhe kanë gjetur gëzhoja të plumbave.

Veriu.info mëson se të plagosur nga ky rast janë dy 27 vjeçar, Nemanja Iliç dhe Nikolla Vicentijeviç, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës, ku mjeku kujdetar ka konstatuar se janë jashtë rrezikut për jetë, pasi që plumbat i kane goditur ne këmbë, e jo ne pjesët vitale te trupit.

Mësohet se di dyshuari Danjel Lazarevic gjendet në arrati dhe policia po bën përpjekje për arrestimin e tij.

Në vendi të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 27 gëzhoja te armës AK-47 dhe 4 gëzhoja te armës TT- 7.62.mm, ku nga predhat e plumbave janë dëmtuar edhe tri vetura te cilat kane qene te parkuara ne atë pjese (Opel Astra, Peugot dhe Fiat Punto)

Kjo ngjarje është cilësuar si vrasje e rende ne tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll e posedim i paautorizuar te armës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT