18.5 C
Mitrovice
E enjte, 14 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Këta janë dy deputetët që do ta udhëheqin seancën e sotme konstituive

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila pritet të mbahet sot në ora 15:00 do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, shoqëruar nga deputetja më e re deputetja Fjolla Ujkani, e që të dy janë deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën konstituive pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, ndërsa pason betimi i deputetëve.

Megjithëse do të mbahet sot seanca konstituive, LVV dhe LDK ende nuk janë dakorduar për bashkëqeverisjen. Pozita e presidentit dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar mospajtim për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe ndarjen e pozitave institucionale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT