0.9 C
Mitrovice
E hënë, 2 Mars, 2026

Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së që do të zëvendësojnë Hamzën e Nurën

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë dy deputetë të rinj në grupin e saj parlamentar.

Kjo pasi kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh në këtë komunë.

Ndërsa, njëjtë edhe kandidati tjetër i këtij subjekti, Fadil Nura ka arritur t’i fitoj pa balotazh në Skenderaj.

Vendin e tyre pritet ta zënë, Rashi-Qalaj, ish drejtori i Policisë së Kosovës, dhe Isak Ibrahimi.



Qalaj në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se po pret që të kryhen procedurat administrative dhe me pas të betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Qalaj kishte fituar 9160 vota, ndërsa Isak Ibrahimi 8729 vota

TË FUNDIT

TË FUNDIT