-4.2 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

Këta janë do të jenë 15 deputetët e LDK-së që fituan ulëse në Kuvend më 14 shkurt

Avdullah Hoti si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidat për kryeministër, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj janë 5 më të votuarit në partinë e Isa Mustafës, që në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme pësoi humbjen më të thellë në histori të saj.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka siguruar listën e rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafes e nxorën të 3-ten më radhë, më vetëm 15 deputetë.

Në rezultatet e siguruara, nuk janë të procesuara votat e diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.



Avdullah Hotit deri më tani i janë numëruar mbi 60 mijë vota, pasuar nga Kujtim Shala me mbi 30 mijë vota, që ka lënë pas Lumir Abdixhikun që ka gjithsej 24 mijë e 241 vota të llogaritura, pa u përfshirë ato të diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.

Anton Quni është deputeti i 4 i LDK-së që ka fituar mandat tjetër në Kuvend, pasuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, që e përmbyll 5-shen më të votuar në LDK. Të dyve këtyre deri më tani u janë procesuar mbi 13 mijë vota. Pas tyre ndodhet me vota ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami, që mandatin pir deputete e fiton pa kuotë gjinore, për dallim nga gruaja e dytë më e votuar në LDK Marigona Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci.



Në mesin e më të votuarve në LDK, që kanë fituar mandat për deputet, siç ka raportuar Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është edhe Driton Selmanaj.

Sipas këtyre rezultateve, grupi parlamentar i LDK-së, që në zgjedhjet fitoi vetëm 12,6% të votave, përkthyer në mandate për deputet 15 sosh, do të duket kështu:

1. Avdullah Hoti

2. Kujtim Shala

3. Lumir Abdixhiku

4. Anton Quni

5. Armend Zemaj

6. Hykmete Bajrami

7. Agim Veliu,

8. Behgjet Pacolli

9. Arben Gashi,

10. Besian Mustafa –

11. Driton Selmani

12. Marigona Geci

13. Vlora Dumoshi

14. Valentina Bunjaku-Rexhepi

15. Lirije Kajtazi

TË FUNDIT

TË FUNDIT