8.9 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Këta ishin djemtë e Drenicës që u kujdesën për sigurinë e Ibrahim Rugovës

14 vite pas vdekjes së Rugovës, Esat Geci tregon momentet kur punuan bashkë.Për çdo mëngjes me këtë veturë niseshin për Prishtinë. Djemtë nga Drenica, Esat Geci, Bashkim Geci dhe Afrim Geci kishin një barrë shumë të rëndë.

Tre ish pjesëtaret e UCK-së, ishin ngarkuar për sigurinë e Presidentit të Kosovës. Me këtë veturë që tash është pronë e familjes Geci, shoqëronin presidentin Rugova në çdo aktivitet të tij. E shtëpia e tyre në fshatin Llaushë të Skenderaj, është e mbushur me fotografi të Rugovës e me flamuj Dardan.

Esat Geci kujton kohën kur filluan punën me ish-presidentin e Kosovës. Sipas tij, mençuria e urtësia e Rugovës e bënte punën me të mjaftë të lehtë. Gjatë viteve që punuan bashkë, në drejtim të Rugovës pati disa atentate të vrasjes. Ai kujton fjalët që presidenti i parë i Kosovës ua tha pas atyre. E momenti kur morën vesh për vdekjen e tij, ishte momenti më i errët në jetën e tyre. Drenica si rajon, politikisht nuk e ka mbështet kurrë politikën e Ibrahim Rugovës, por janë drenicakët ata që janë kujdesur për sigurinë e tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT