-0.2 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Kështu pritet të jetë moti për pesë ditët e ardhshme



Moti në Kosovë gjatë fundjavës do të jetë i nxehtë, derisa pasditeve priten rrebeshe shiu dhe bubullima, shkruan Gazeta Metro. 

Ditëve të fundjavës rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme dhe më të nxehta ajrore. Do të mbajë mot më i nxehtë dhe me më shumë intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave, të cilat sjellin mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

Në ditët e para të javës në vijim do të mbetet mot i nxehtë, e pritet të ketë më shumë diell dhe më pak mundësi për reshje, njofton Prishtina Weather.

Ditën e shtunë moti do të jetë më i nxehtë dhe më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, të cilat do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Ndërkaq edhe të dielën do të jetë mot i nxehtë, paradite kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vranësirave, që do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C. Ditën e martë pritet një zbritje e lehtë deri në 28C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Prishtina Weather. /gazetametro.net



TË FUNDIT

TË FUNDIT