Nesër dhe ditëve vijuese në Kosovë, do të mbaj mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm, ku gjatë orëve të pasdites priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, shkruan Gazeta Metro.
Nesër në Kosovë moti mbetet i nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, me mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 33C, e në vise malore 13C deri 23C.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e më vonë nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 9.
Më poshtë keni parashikimin e motit nga Prishtina Weather për dy ditët e ardhshme. /gazetametro.net






