Situata e paqëndrueshme e motit do të vazhdojë edhe sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga nesër mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave.
Temperaturat gjatë ditës së sotme parashihet të jenë nga 1 deri në 7 gradë Celsius.
“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/






