-0.3 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Kështu do të jetë moti gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë

Gjatë dy ditëve në vazhdim në Kosovë pritet të ketë mot stabil dhe i nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë Celsius, shkruan Gazeta Metro.

Mot stabil dhe i nxehtë parashihet të mbajë në dy ditët e ardhshme. Ditën e shtunë, orëve të pasdites ekzistojnë mundësi që përreth viseve malore të ketë riga lokale shiu. Nga dita e diel, depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë rënie të temperaturave, aty këtu mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

Në fillim të javës së ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, mirëpo temperaturat do të mbeten pak më të ulëta nga vlerat mesatare, njofton Prishtina Weather.

Nesër temperaturat ë vise të ulëta 13C deri 32C, e në vise malore 10C deri 24C. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 2-6m/s. Indeksi UV: 10. Ndërkaq pasnesër, temperaturat në vise të ulëta do të jenë 5C deri 34C, e në vise malore 12C deri 25C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe jugperëndimi 2-8m/s. Indeksi UV: 9.

Njoftimi i plotë nga Prishtina Weather. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT