Këshilltarja e lartë e fushatës së Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ata janë të sigurtë se ata do të marrin 270 vota elektorale.
Ajo tha se Joe Biden do të deklarojë fitoren pasi të kenë të sigurt se ata kanë arritur atë numër, përcjell GazetaBlic.
“Unë mendoj se në fund të ditës ne gjithmonë kemi thënë se qëllimi ishte që të marrim 270 vota elektorale dhe ne ndjehemi shumë të sigurt se pasi të jetë numëruar votat, aty do të jetë vota: mbi 270. Dhe kështu ju fitoni presidencën, “u tha Dunn gazetarëve.
E pyetur nëse Biden do të deklarojë fitoren edhe nëse të gjitha rezultatet e shteteve nuk do të publikohen nga mediat, ajo u përgjigj, “Nëse ndihemi rehat që ai ka 270 vota elektorale, po.”





