24.1 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kërrsh para një motele në Vushtrri: 27-vjeçari rrah një person pasi e gjen në afërsi të motelit me gruan e tij

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot, në afër të një moteli, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, motivi i së cilës dyshohet të jetë një lidhje dashurie.

Ngatërresa verbale mes tre të rinjve përfundoi me konflikt fizik, ku si pasojë njëri prej tyre e pësoi keq.

Burimet e Sinjalit thonë se një person e ka sulmuar një tjetër, duke e akuzuar se ka qenë në lidhje dashurie me bashkëshorten e tij.


Ngjarja ndodhi pasi i dyshuari e gjeti gruan e tij afërsi te motelit bashkë me këtë person. Kjo e revoltoi të dyshuarin dhe si pasojë bashkë me shokun e tij e sulmoi viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, derisa intervenoi Policia.

Një njësi policore ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin, ndërkohë qe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarve për lëndim trupor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT