7.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Kërkohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi, rekomandohet përdorimi i pikave tjera kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka kërkuar qytetarëve që të evitojnë kalimin nga pika kufitare në Jarinje, shkaku i protestave në Serbi. Sipas njoftimeve, rruga në Kralevë, është bllokuar nga protestues, të cilët nuk po lejojnë qarkullimin e automjeteve.

Në njoftimin e QKMK’së thuhet se me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë për në pikëkalimin kufitar në Jarinje, inkurajohen udhëtarët të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare, deri në një njoftim tjetër.

“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT