19 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kërkimet për 33-vjeçarin në Ujman, Zeqiri: Terreni është i vështirë, deri në 40 metra thellësi

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se të gjitha ekipet mbështetëse për kërkimin e trupit të mërgimtarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit janë kompletuar, ndërsa kërkimet po zhvillohen intensivisht.

“Dihet se komuna është e përfshirë që nga dita e parë. Ajo që duhet të intervenojë e para është Policia e Kosovës dhe ekipi emergjent. Deshi Zoti t’i bashkëngjiten edhe ekipeve të kërkimet, ekipet maksimalisht të pajisura siç janë të FSK-së”, tha Zeqiri për mediat nga vendi i ngjarjes.

Ai theksoi se zhytësit po përballen me një terren shumë të vështirë, pasi thellësia e ujit arrin deri në 30 apo 40 metra.

Sipas tij, ekipet e zhytësve janë duke u ndërruar vazhdimisht për të mbajtur kërkimin aktiv dhe të pandërprerë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT