Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kërkesa për mosprocedimin e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit erdhi si pasojë e deklaratave të opozitë
Ajo theksoi se qëllimi nuk është bllokimi i procesit, por nevoja për dakordim ndërmjet partive politike për të konstituuar Kuvendin ose për të shkuar në zgjedhje të reja.
“Ishte kërkesë e grupit tonë parlamentar që të mos procedohet kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, për shkak të deklaratave të opozitës. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve dhe është obligim për të gjitha grupet parlamentare. Nga deklaratat e opozitës kuptohet se, në momentin që arrihet shumica, ata synojnë të bllokojnë zgjedhjen e nënkryetarit. Letra jonë kishte për qëllim formimin e institucioneve, por ky proces ka mbetur pezull.”
“Me këtë qasje, duhet të dakordohemi, t’i thërrasim të gjitha partitë dhe ta konstituojmë Kuvendin, ose të shkojmë me 80 vota në zgjedhje të reja. Nuk jemi të interesuar që kjo bllokadë të vazhdojë, por është e rëndësishme që të ketë vullnet për tejkalimin e këtij ngërçi. Nëse pas dy ditësh partitë reflektojnë, atëherë mund ta konstituojmë Kuvendin në tërësi”, tha Kusari-Lila