1.5 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Kërcënoi anëtarët e familjes, arrestohet mitrovicasi

Mëngjesin e sotëm, Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet për veprën penale “kanosje”.

Në njoftimin e zyrës për informim në Mitrovicë, thuhet se i dyshuari u arrestua pasi i njëjti dyshohet se kanosi anëtarët e familjes së tij.

“Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë në kuadër të Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’. Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte kanosur anëtarët e familjes së tij”, njofton policia.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë.

“Gjatë veprimeve të zgjeruara hetimore hetuesit policorë pas një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë të llojit pistoletë. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit J. Sh., 54 vjeçar, me vendim te prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tije është iniciuar rast për veprat “Kanosje”, ”Armëmbajtje pa leje’ dhe “ Dhunë në familje”, njofton policia. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT