Dje në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është kërcënuar nga një person gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari e kishte kanosur zyrtarin e AUV-it, pasi që i njëjti kishte vërtetuar origjinën e disa krerëve të bagëtisë së gjallë.
I dyshuari është pronar i bagëtisë, si dhe Policia e Kosovës ka iniciuar rastin ndaj tij si “kanosje”
/GazetaSinjali



