Disa pjesëtarë të KFOR-it italian janë kërcënuar me jetë derisa ishin për vizitë në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.
Për rastin siç mëson Gazeta Sinjali tashmë është arrestuar i dyshuari Ahmet Krasniqi, derisa Izijet Halilaj, i përfshirë në këtë ngjarje është ende në kërkim nga policia.
Dy të dyshuarit i kanë ofenduar pjesëtarët e KFOR-it, dhe më pas njeri prej tyre i ka kërcënuar me vrasje.