24.6 C
Mitrovice
E diel, 6 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës dyshohet të ketë ardhur nga një numër nga Serbia.

Sipas policisë, bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur për një numri të telefonit, i cili dyshohet se është nga Serbia.

“Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.”

“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshire edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë, për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT