28.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kërcënimet e Vucic, reagon ministri i Mbrojtjes: Nëse lufta është e pashmangshme, ne do ta fitojmë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Aleksandar Vucic, se mund të ketë një konflikt mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se një të tillë do ta fitonte populli kosovar, shkruan Gazeta Metro.

Quni përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova nuk është e interesuar për luftë.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ndaj kësaj deklarate të Vucic ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar reagime nga Bashkimi Europian dhe NATO./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT