17 C
Mitrovice
E premte, 14 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Kelmendi: Thaçi lider që iu përgjigj Speciales, e “dikush tjetër” ia nxiu fytyrën Kosovës si mosrespektues gjykate

Gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi, ka shkruar për vizitën që sot në Kosovë ka realizuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kelemendi ka shkruar se Thaçi është një lider i vërtetë meqë iu përgjigj Gjykatës Speciale duke dhënë dorëheqje edhe nga posti i presidentit të vendit dhe ka shtuar se me këtë veprim s’e ka dëmtuar Kosovën si shtet.

Ndërkohë thotë se derisa Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, dikush tjetër, sipas tij, ia ka nxirë fytyrën Kosovën në mediat e huaja pas refuzimit që ia ka bërë gjykatave vendore.

Postimi i plotë:

Si ta dallosh një lider? Një lider përnjëmend!

Hashim Thaçi la postin e Presidentit për t’iu përgjigjur një Gjykate të padrejtë, që mos ta dëmtojë Kosovën, të mos shohim tituj në media ndërkombëtare se një udhëheqës i shtetit të ri nuk i respekton organet e drejtësisë. Nuk e dëmtoi vendin.

Krejt ndryshe prej dikujt tjetër, i cili ia nxin fytyrën Kosovës në mediat ndërkombëtare, si dikush që nuk i respekton gjykatat e shtetit të vet.

Thaçi ishte lider i lirisë dhe lider i pavarësisë!

Do të kthehet edhe si lider i mbrojtjes së kauzës së drejtë të një populli për liri para drejtësisë!

Lider, përnjëmend!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT