Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar për fushatën zgjedhore në Kosovë në përfundim të këtij cikli para ditës së zgjedhjeve nesër.
Kelmendi pati fjalë të mëdha për opozitën kosovare për mënyrën e të bërit fushatë dhe për ofrimin e programeve konkrete qeverisëse, ndërsa kryeministrin Kurti e kritikoi për gjuhën e përdorur.
“Kosova mund të thuhet se sot e ka opozitën më emancipuese në Evropën Juglindore. Fushatë me programet më të pasura parazgjedhore ndonjëherë, kandidatët më të mirë në lista zgjedhore, tubimet më madhështore dhe porositë më të duhura për qytetarët”, shkroi Kelmendi.
Ndërsa, për kryeministrin Kurti pati fjalë krejt tjera.
“Fatkeqësisht, ky mesazh dështoi të përçohet edhe nga kryeministri aktual, Kurti. Me një gjuhë anarkike plot vrer si të një shekulli më parë, ai zgjodhi ta bëjë secilin që mendon ndryshe – armik”, tha Kelmendi.
Fushata zgjedhore në Kosovë, e cila përfundon sot, është karakterizuar nga gjuha tejet e ashpër e partisë në pushtet dhe Kurtit, për ç’gjë Vetëvendosja është dënuar me mbi 200 mijë euro nga PZAP-ja./gazetametro.net