22.8 C
Mitrovice
E hënë, 8 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Kelmendi: LVV’ja është e vetmja humbëse krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit

Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë me dije se VV-ja është e vetmja parti humbëse krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

Duke i krahasuar votat e dhjetorit më ato të djeshme, ai ka treguar se Kurti e ka humbur nga një për qind të votave çdo muaj.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se VV-ja është e vetmja parti që ka humb deputet.

“Albin Kurti vazhdon të jetë bindshëm i pari. Ky është fakt. Por fakt është edhe që LVV-ja është e vetmja humbëse krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit. Albini çdo muaj e ka humbur nga një përqind të votave të qytetarëve brenda Kosovës. Nga 49,34% në dhjetor në 42,92% në qershor. Edhe me numër të votave të përgjithshme pritet t’i humb rreth 120-130 mijë vota. Nga 487.077 vota ka rënë në rreth 300.000 vota brenda vendit (plus sa i shtohen nga diaspora). Albini është edhe i vetmi që ka humbur deputetë në Kuvend, duke qenë edhe në koalicion me tri parti të tjera. Edhe PDK, edhe LDK, edhe AAK do të kenë më shumë deputetë se ç’kanë pasur më parë. Fituesit më të mëdhenj – votuesit kosovarë! Arroganca nuk kalon!”, ka shkruar

TË FUNDIT

TË FUNDIT