Gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizuar keq me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të anuluar krejt votat e me postë si dhe për të shkuar në rivotim.
Kelmendi ka thënë se më ide e mirë do të ishte sikur VV të kërkonte të anulohen të gjitha votat e të tjerëve, derisa ata t’i sigurojnë 500 mijë vota, aq sa menduan se qytetarët ua kanë borxh.
E plotë:
Nuk e di pse Vetëvendosje! nuk po kërkon që të anulohen të gjitha votat e të tjerëve?!
Ose, si kompromis, të anulohen vetëm saktësisht 436,920 vota. Kështu Vetëvendosje! do t’i mbante 500,000 vota, ose 500k, aq sa ia ka pasë populli i pafalënderueshëm borxh, por nuk ia ka dhënë! 😊
Çfarë drama queens!