11 C
Mitrovice
E hënë, 6 Prill, 2026

Kelmendi: 393 mijë euro po bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut iu ka tekë me u bë ministër

Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi, ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Podujevë, duke thënë theksuar se për këto zgjedhje do të shkojnë afër 400 mijë euro nga buxheti i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Kelmendi ka thënë 393 mijë euro aq sa do t’i kushtojnë KQZ’së zgjedhjet në këtë komunë, i vlerëson si shpenzim të kotë për zgjedhjet në Podujevë. “Qitjani lapsin. 393 mijë euro të buxhetit do të bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut ia ka tekë të bëhet ministër dhe Podujeva të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ma mirë t’i kishin bërë nja 5 koordinatorë nacionalë, sa rrogat e tyre për 4 vjet mandat, po i bjen përafërisht”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kujtojmë, Qeveria ka ndarë 393 mijë e 474 euro për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Podujevës, 100 mijë euro më pak sesa kishte kërkuar KQZ’ja.
gjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës janë planifikuar të mbahen më 15 mars./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT