KEK sh.a. ka njoftuar se ka parashtruar padi ndaj Janina Imerit, e cila tashmë është në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë, në kuadër të veprimeve për mbrojtjen e integritetit institucional
Korporata ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ndërmarrë masa ligjore dhe raportuese për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës, përfshirë ato që vijnë nga zyrtarë publikë.
KEK ka theksuar se të gjitha të dhënat zyrtare janë publike, transparente dhe të verifikueshme përmes ueb-faqes së saj, duke riafirmuar përkushtimin ndaj transparencës dhe informimit të saktë.






