KEDS ka njoftuar se disa vende të qyteteve të ndryshme do të mbeten pa energji elektrike, duke përfshirë Mitrovicën, shkruan Mitrovica SOT.
Reduktimet do të ndodhin për shkak të punimeve në rrjet.
Mitrovicë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
TS 110/10(20)[kV] Vushtria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10(kV) Maxhunaj (kodi: 73000011) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: fshatrat: Brezhnic (një pjesë), Ceceli, Dumnicë, Dumnicë e Ulët, Dumnicë e Mesme, Dumnicë e Epërme, Zagori (një pjesë), Maxhunaj, Nadakovc (një pjesë), Pestovë, Ropicë, Samadrexhë, Sllakovc dhe Vilanc.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve.