Një shtyllë elektrike në fshatin Zhilivodë, të komunës së Vushtrrisë, po rrezikon të djeg një shtëpi.
Kjo pasiqë, shtylla është mbështetur tërësisht në pjesën e prapme të shtëpisë, shtyllë e cila bart energjinë elektrike në këtë fshat.
Në bazë të fotografisë, shihet se si shtylla e energjisë elektrike e vjetëruar është rrëzuar në kulmin e shtëpisë së një banori.
Madje, sipas të dhënave ajo është shumë afër oborrit të shkollës së fshatit, në Zhilivodë.
E siç duket KEDS e ka harruar fare këtë fshat dhe nuk brengoset për rrezikshmërinë që sjell kjo shtyllë elektrike, pasiqë kjo gjendje është pothuajse një vit.
Pronari i shtëpisë thotë se kanë bërë kërkesë te KEDS për të rregulluar por nuk ka marrë përgjigje pozitive.