Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok duke thënë se ky sulm ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm qytetarëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës teknike.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Kearns thotë se dështimi i Serbisë për të arrestuar Milan Radoiçiqin dhe për ta deportuar atë në Kosovë lidhur me sulmin në Banjskë, inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tij.
“Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.
Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjska i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla”, ka shkruar Keanrs në “X”.
Tutje ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit.
/Reporteri.net/