13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

KB Trepça ka të ardhme të sigurt – shpallet kampione në nivel republikan për tri grupmoshat U-12, U-16 dhe U-18

Në drejtimin e ish-basketbollistëve Ilir Selmani (për shumë vite edhe krye trajner i KB Trepça seniorët) dhe deri para ca kohëve basketbollisti aktiv Imer Tahiri, grupmoshat e reja të Klubit të Basketbollit “Trepça” në fund të pjesës vjeshtore janë shpall edhe zyrtarisht kampione në grupmoshën U-12, U-16 dhe U-18.

Këto rezultate padyshim janë fryt i punës së palodhshme të trajnerit Ilir Selmani dhe ndihmësit të tij Imer Tahiri, që pa kursim janë duke bartur dijen dhe përvojën nga loja e basketbollit tek gjeneratat e reja, që janë shumë premtuese.

“Ardhmëria e basketbollit në qytetin buzë Ibrit është e sigurt, kemi përbërje shumë të mira, në të tri grupmoshat individë që premtojnë shumë, nëse ia dalim që të krijojmë kushte dhe të i mbajmë ata në klub, këtë e dëshmon edhe plasmani i pjesës vjeshtore në të tri grupmoshat U-12, U-16 dhe U-18, bile U-16 ka pikët maksimale pa asnjë humbje” ka thënë trajneri Selmani.

Sipas tij dominimi i mitrovicasve dhe ngjyrave gjelbër e zi në garat e pjesës vjeshtore përvç në renditjet në vend të parë është konfirmuar edhe me rezultatet ku në shumicën e këtyre ndeshjeve janë fituar me mbi 50 pikë kosh-dallim.

Mitrovicasit me tri kategoritë (U-12,U-16 dhe U-18) janë shpall kampion vjeshtor ne nivel republikan, përderisa gjenerata U-16 ka 9 ndeshje dhe 9 fitore dhe nuk ka asnjë humbje, gjeneratat U-12 dhe ajo U-18 kanë nga 5 përkatësisht 8 fitore nga 6 gjegjësisht 9 ndeshje, që dmth kanë nga një humbje.

Është interesant se në të tru grupmoshat dallimi i përbërjeve të KB Trepça dhe skuadrave rivale ka qenë aq i madh, që dëshmohet me numrin e madh të pikëve zakonisht mbi 100 në një ndeshje dhe me kosha-dallim në fitore me mbi 50 pikë epërsi.

Trajnerët Selmani dhe Tahiri, ndonëse kanë shumë individë që ia vlejnë të dallohen dhe lavdërohen për kontributin dhe lojërat e tyre, me qëllim kanë potencuar kolektivitetin e skuadrave.

Mirëpo padyshim duhet përmendur një basketbollist me të ardhme të sigurt, 16-vjeçar-i Anes Gashi (anëtare edhe i përfaqësueses U-16) që u dallua në shumë ndeshje, ndërkohë që ka arritur rekord në këto grupmosha duke shënuar 80 pikë në ndeshjen kundër Ponte Prizrenit. Mirëpo padyshim duhet përmendur një basketbollist me të ardhme të sigurt, 16-vjeçar-i Anes Gashi (anëtare edhe i përfaqësueses U-16) që u dallua në shumë ndeshje, ndërkohë që ka arritur rekord në këto grupmosha duke shënuar 80 pikë në ndeshjen kundër Ponte Prizrenit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT