Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku është përfshirë një veturë dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti ndodhi pasi shoferja e veturës ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa herë. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, ndërkohë që të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Burimet e Sinjalit nga QKUK-ja kanë njoftuar se njëri prej të lënduarve është pranuar në këtë Emergjencë, ku po vazhdon trajtimin.
Kujtojmë se pothuajse çdo ditë raportohen numër i madh i aksidenteve të trafikut dhe shumica prej tyre shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik. Moszbatimi i këtyre rregullave po dëshmohet edhe me gjobitjen e shoferëve.