9.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Katër të lënduar në aksidentin mes veturës së Policisë dhe një autobusi në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë e policisë dhe një autobus, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka deklaruar se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ai ka deklaruar se në mesin e të lënduarve janë dy zyrtarë policorë dhe se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT