13.8 C
Mitrovice
E premte, 12 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Katana në pikturë me letra, vogëlushja Eriola Feka mahnit me artin e saj unik

Vogëlushja Eriola Feka ka tërhequr vëmendjen me talentin dhe përkushtimin e saj në punime dore, duke krijuar punime unike me letra të mbështjellura.

E ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo ndau me publikun rrugëtimin e saj artistik dhe pasionin për këto punime.

Eriola tregoi se dashuria për krijimtarinë e ka shoqëruar që në fëmijëri, duke eksperimentuar vazhdimisht me forma të ndryshme arti.

Ajo theksoi se teknika me letra të mbështjellura ka nisur ta praktikojë që në klasën e nëntë, kur gjatë mësimit në shkollë u njoh me mozaikun.

Në studio, ajo prezantoi disa nga krijimet e saj më të veçanta, përfshirë edhe portretet e realizuar të heroit Agim Ramadani.

“Prej e vogël kam qenë kështu, kam bërë punime të ndryshme, ndërsa me këto letrat e mbështjellura kam filluar që nga klasa e nëntë, kur në shkollë kemi mësuar për mozaikun dhe pastaj më është kthyer në pasion”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

TË FUNDIT

TË FUNDIT