13.1 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kastrati akuzon VV’në për vjedhje të mandatit: Vetëm në kohën e Millosheviqit kemi parë veprime të ngjashme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kastrati i cili është nënkryetar i këtij komisioni, ka thënë se partia në pushtet ka vjedhur mandatin e kryesuesit, që këtë rast është Shemsedin Dreshaj i AAK-së.

Sipas tij, kjo është i jashtëligjshëm dhe është intervistim njëpartiak i Dejona Mihailit. Madje, veprime të tilla sipas Kastratit kanë ndodhur në kohën e kryekriminelit serb, Slobodan Millosheviq.

Postimi i plotë:

Komisioni hetimor njëpartiak i DEONA MIHAJLAVE!

Edhe pas dërgimit të emailit nga kryetari i komisionit hetimor Shemsedin Dreshaj se për shkak të mungesës së kuorumit komisioni vazhdon punën pas pushimeve, sot deputetët e VV-së kanë shkuar në kuvend dhe e kanë zgjedhur jashtëligjshëm kryesuesën e tyre të komisionit DUKE E VJEDHUR kështu mandatin e kryesuesit dhe të zëvendës kryesuesit të komisionit hetimor.

Kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët e komisionit i emëron me votë VETËM KUVENDI , siç na ka emëruar edhe neve.

A është kjo befasi? Jo aspak.

Këta janë të njëjtit që me vota të VJEDHURA ( në mungesë kuorumi) kanë kaluar Ligjin për Tekstet Shkollore, kështu që vjedhja sot e mandatit të kryesuesit të Komisionit nuk është befasi.

Vetëm në kohën e Millosheviqit kemi parë veprime të ngjashme kur merrej e suspendohej mandati dhe kompetencat e deputetit në këtë mënyrë.

Me këtë lëvizje këta qëllimin e kanë me zhvendos vëmendjen nga HETIMI I NAGAVCIT PËR SHPENZIMIN 11 MILIONËSH për tekstet shkollore.

Nuk do të zhvendoset vëmendja. Ne do të vazhdojmë intervistimin e dëshmitarëve sipas njoftimit të kryesuesit z.Dreshaj, ndëra ky intervistim sot është i jashtëligjshëm. Ky është intervistim njëpartiak i DEONA MIHAJLAVE!

Sipas Ligjit në Fuqi për Hetimin Parlamentar neni 10 : ” kryesuesi i komisionit emërohet nga kuvendi….nga radhët e grupi parlamentar që nuk është iniciator i themelimit të komisionit dhe NUK I PËRKET PARTISË SË KOALICIONIT QEVERISËS. Zëvendës kryesuesi emërohet nga kuvendi me propozim të iniciatorit ose grupit iniciator të Komisionit”.

Kjo sot është shkelje e ligjit, shkelje e vendimit të kuvendit për themelimin e këtij komisioni dhe duhet të hetohet nga prokuroria speciale ashtu siç duhet të hetohet krejt procesi i dyshimt 11 MILIONËSH i shpërndarjes së teksteve shkollore nga MASHT.

Tashmë u mësuam me ta, kështu që nuk kemi nevojë të themi sa marre është kjo, sepse këta veç marre nuk kanë!

Hajnat në burg!

Shikoni fotot më poshtë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT