2.6 C
Mitrovice
E premte, 21 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Kardiologu i njohur Gëzim Berisha emërohet drejtor i Spitalit të Mitrovicës

Ndryshime drastike kanë ndodhur në Spitalin e Mitrovicës sot, dhe kjo ka ardhur pas lajmit për mungesën e infuzioneve dhe anulimit të operacionave.

Burime të “Jepi zë” marrin vesh se pas shkarkimit të drejtoreshës, Laura Nushi, në poziten e drejtorit është emëruar Dr. Gëzim Berisha.

Kardiologu i njohur që punon disa vite në Spitalin e Mitrovicës përveç njohurive profesionale ka përvojë edhe në aspektin menaxherial dhe emërimi i tij është mirëpritur.

Ndryshe dje pas anulimit të pesë operacioneve në Spitalin e Mitrovicës për shkak të mungesës së infuzioneve dhe disa skandaleve në të kaluarën, drejtoresha e këtij institucioni, Laura Nushi, është shkarkuar sot nga posti.

Sipas burimeve nga spitali, programi operativ edhe ishte anuluar, pasi repartet kishin në dispozicion vetëm sasi të kufizuara të tretjeve fiziologjike, të cilat po përdoren vetëm për rastet urgjente./Jepi zë

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT