Dy kandidatët e LVV, Mulla Osman Musliu dhe Adelina Tërshani u përfolën gjatë fushatës për shkak të kontrastit të madh ideologjik e në vlera mes të dyve por që megjithatë garojnë brenda partisë së njëjtë.
Me 21,42% e votave të numëruara, kandidati Osman Musliu numëron aktualisht 5,060 vota, ndërsa Adelina Tërshani ka deri tani 2,266 vota.



