22.2 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Kapiteni i policisë për angazhimin në Shqipëri: E kemi borxh me ju dalë ndihmë

Në këtë javë, emisioni “Blic InterView me Astrit Gashin” e ka realizuar një reportazh për tërmetin e fuqishëm që e goditi Shqipërinë, mëngjesin e së martës, ku për pasojë mori 49 jetë njerëzish dhe la mijëra të tjerë të lënduar.

Ata të cilët u ballafaquan me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit ishin ekipet e kërkim-shpëtimit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që asistuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat e objekteve. Kapiten Besart Ahmeti ka dhënë më shumë detaje rreth angazhimit të Policisë së Kosovës. “Bashkarisht me Policinë e Shqipërisë kemi asistuar në të gjitha pikat ku ka pasur nevojë dhe kemi asistuar gjithashtu edhe në nxjerrjen e trupave nga gërmadhat. Ne nuk kemi arritur në orët e para dhe numri i njerëzve nuk ka qenë shumë i madh në të cilët kemi asistuar”. “Normalisht, jemi angazhuar në organizimin e situatës duke bashkëpunuar me Policinë e Shqipërisë. E kemi borxh dhe detyrë që t’i shërbejmë popullit”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT