15.5 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Kapet shqiptari me 494 mijë euro të fshehura në veturë

Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit Kufitar Muriqan, në automjetin ‘Benz’, që e drejtonte shtetasi R.R, 56 vjeç, shtetas shqiptar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një shumë prej 494.785 euro, të cilat shtetasi R.R, nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT