6.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img

Kapet në Zubin Potok i kërkuari për kalim të paautorizuar kufiri – dërgohet në paraburgim

Policia e Kosovës ka realizuar një urdhëresë aktive të Gjykatës, duke arrestuar një person të shpallur në kërkim për kalim të paautorizuar të kufirit.

Sinjali mëson se mbrëmë, më 6 shtator rreth orës 15:00, në Bernjak të Zubin Potokut, është ndaluar Stevica Sharac rreth 36-vjeçar.

Ai kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega Leposaviq, për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e paraburgimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për nesër

TË FUNDIT