Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to.
Një rast i tillë është evidentuar më 15 korrik 2025, rreth orës 15:40, në rrugën “Migjeni” në Mitrovicë.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, gjatë patrullimit të rregullt, njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga nje 27-vjeçar.
Gjatë kontrollit të detajuar, nën ulësen e pasagjerit është gjetur dhe konfiskuar një armë së bashku me një karikator dhe 28 fishekë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa ndaj tij është inicuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në zhvillim nga Njësia për Hetime në kuadër të DRP Mitrovicë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.