5.1 C
Mitrovice
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img

Kapen 300 mijë euro të zeza duke u futur në Kosovë

Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës.

Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT