Një zyrtar policor është kanosur nga një person ditën e djeshme në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Polici ishte në kryerje të detyrëz zyrtare.
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
Rr. Xhevat Isufi, Mitrovicë Jug 05.11.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur me jetë zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



