Një prodhim i tij–e i paguar edhe nga shteti–ka shkaktuar indinjatë të madhe publike për falsifikim e shtrembërim historie. Shkëlzen Gashi, autori i ekspozitës për masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë, kur reagimi i madh dënues vërshoi vendin, u arsyetua se të dhënat i ka marrë nga Fondi për të Drejtën Humanitare, punë të cilën e ka bërë edhe aktivistja serbe, Natasha Kandiq.
Në Masakrën e Dubravës ai përshkroi të kenë humbur jetën edhe “48 shqiptarë të armatosur.” Përveç demantimit dhe distancimit të madh kjo organizatë, gazeta Nacionale kontaktoi edhe vetë Natasha Kandiqin për të marrë një vështrim rreth shfrytëzimit dhe (keq)përdorimit që Gashi i bëri listimit dhe regjistrit të kësaj organizate.
Kandiq e vë në dyshim në rend të parë që Gashi të jetë i kualifikuar profesionalisht, si dikush që “as nuk e ka dijen e as kupton atë çka kemi shënuar.” Ajo i referohet përshkrimit që Gashi shkroi edhe në librin e vet edhe në ekspozitën e dhënë në sheshin e Prishtinës për Masakrën e Dubravës. Si mundet, e ngren pyetjen ajo, që të burgosurit e të privuarit nga liria të jenë edhe “të armatosur?” Për atë se çka Gashi ka shkruar se janë të listuar si “ushtarë” ajo thotë se në momentin e arrestimit atyre u ndërron edhe Statusi, logjikshëm; dhe aty aplikohet Konventa e Gjenevës. Për më tepër, listimi “ushtarë” prej ku Gashi ka konstatuar shqiptarë të armatosur, janë marrë edhe nga të dhënat shtetërore serbe të asaj kohe, pranon Kandiq.
“Shkëlzen Gashi nuk kupton. Ai nuk e kupton dhe as nuk e ka dijen për të kuptuar atë çka ne kemi shënuar se disa prej të vrarëve ishin anëtarë të UÇK-së. Por, kjo do të të thotë që ata kanë qenë anëtarë të UÇK-së para se të arrestoheshin; sepse disa prej tyre ishin të dënuar, akuzuar, dhe pas kësaj atyre u ka ndërruar Statusi. Por, për historinë dhe dijen dhe të vërtetën është shumë e rëndësishme…Dhe, që të gjithë ata janë viktima të krimeve të luftës. Më vjen keq, por Shkëlzen Gashi këtë nuk e kupton. Ata janë vrarë si të burgosur, nga gardianë të armatosur,” tha Kandiq për Nacionale.
Në nënpyetjet se përmbajtja e asaj ekspozite është edhe derivat kryekëput i librit që kishte shkruar më herët Gashi, Kandiq është në dijeni që ai libër nuk i përket shkencërisë. “Kam parë shumë gjëra më ndryshe në të”, na tha ajo dhe vëren se “edhe historianët në Prishtinë e kanë kritikuar.”
Nacionale e pyeti Kandiqin se si e komenton që përvçe shtrembërimit historik është edhe shtrembërim i të dhënave të tyre; ajo thotë se “unë e shoh që ai nuk i kupton faktet.”
“Ushtar (i listuar) nuk do të thotë shqiptar i armatosur, sepse shumë njerëz të shënuar si anëtarë të UÇK-së, ata nuk e kanë humbur jetën në dyluftim, ata u vranë në situatë me civilë të tjerë të paarmatosur, sepse ai në atë moment nuk është në rolin e dyluftues, këtu është dallimi. Por Shkëlzen Gashi nuk mund ta kuptojë këtë, sepse nuk është hulumtues (shkencor),” përfundoi Kandiq.
Për atë se të listuarit si “ushtarë” a kanë qenë të dhëna të marra nga autoritet shtetërore dhe të burgut asokohe, Kandiq thotë se “po, sigurisht…edhe nga burime të tjera.”



