Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani, ka shkuar me Ferrari për të votuar.
Hasani është parë duke hyrë me ferrari në oborrin e shkollës, ku edhe votoi.
Hasani para gazetarëve tha se është person modest, por kur është pyetur se ku e ka lënë veturën, ai ka thënë se nuk mundet të tregojë.
Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë.
“Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të preferuarit e tyre”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/