Situata në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth po monitorohet nga KFOR-i hungarez, EULEX-i e karabinierët italianë, pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër Lepencit.
Dhjetëra vetura të KFOR-it e disa kamionë janë vendosur në hyrje të Zubin Potokut, prej ku po monitorojnë situatën nga afër.
Në pamjet e publikuara nga RTK, shihet se uji vazhdon të rrjedhë përtej kanalit, si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i mbrëmshëm.
Policia e Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut.
Ndryshe, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba, përmes të cilëve është siguruar furnizimi me ujë.
Autoritetet e kanë cilësuar këtë si akt terrrorist dhe kanë akuzuar Serbinë për sulmin.