Kampionia aktuale e Kosovës Trepça do të përforcohet me lojtar të ri të huaj.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, mitrovicasit janë afër marrëveshjes me amerikanin e pozitave 1/2, Tekele Cotton.
Lojtari në fjalë ka një karrierë tejet të pasur me ekipe evropiane si: Ludwigsburgu (Gjermani – tri edicione), Kalev/Cramo (Estoni), në Itali për tri ekipe: Torino, Cento dhe Cremona (Itali) etj.
Në edicionin e kaluar Cotton ishte pjesë e ekipit italian nga Serie A2 me të cilët në 22 ndeshje kishte 12 pikë, 3.8 kërcime e 2 asiste.
Këtë muaj, lojtari është regjistruar te skuadra nga Superliga e Lituanisë, Mazeikiai por që zhvilloi vetëm 1 ndeshje dhe nuk ishte regjistruar në mesin e shënuesve e në xhirot e fundit nuk figuron fare me skuadrën.