15.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kamioni tejkaloi në vijë të plotë, Policia e Mitrovicës e gjobitë rëndë

Hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga një qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën rajonale Pejë-Mitrovicë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilën veprim kishte rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba prej njëqindepesëdhjetë (150) euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia, falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunim njëkohësisht fton pjesëmarrësit në trafik që për çdo kundërvajtje të raportojnë policinë përmes linjës 192, aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”, apo në E-mail: [email protected].

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT