27.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kamionë me mjete të blinduara luftarake futen në Kosovë nën përcjelljen e KFOR-it

Mjete të rënda ushtarake të ngarkuara në kamionë nën përcjelljen e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë teksa kanë hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga Prizreni, saktësisht rruga e Kukësit, duke u transportuar këto mjete.

Para dhe pas këtyre kamionëve të mëdhenj të ngarkuar me mjete ushtarake qëndrojnë vetura të KFOR-it.

KFOR nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këto pajisje luftarake.

Shtete anëtarë të NATO-s, që nga sulmi terrorist në Banjskë, kanë shtuar prezencën e tyre në Kosovë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT